Është zbuluar prezantiesja e Festivalit të RTSH-së. Moderatorja Arbana Osmani përmes një postimi në Instagram e ka konfirmuar këtë lajm.
“Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistësh të shkëlqyer me të cilët kam fatin të punoj në këtë projekt”.
“Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjtë dhe jo vetëm, një nga njerëzit më intuitivë e më me shije në industrinë muzikore. Shpetim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikës, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, një nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur”
Një falënderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuadër, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerëzve. Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin. Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor”, ka shkruar moderatorja.
Si çdo vit do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ku do të marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm shqiptarë dhe fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Festivali do të mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.