image RTSH tregon arsyen pse u hoqën këngët e festivalit nga YouTube

Showbiz/ RTSH tregon arsyen pse u hoqën këngët e festivalit nga YouTube

news image

Fshirja e këngëve nga kanali zyrtar i YouTube vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, ishte e befasishme për të gjithë! Jo vetëm për protagonistët, artistët që kishin marrë mijëra e miliona shikimeve dhe pëlqime tek hitet e tyre prej ditës së parë të publikimit, por edhe për organizatorët dhe drejtuesit e këtij edicioni.

Por, dje ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i RTSH-së, përmes të cilit bëhet e ditur arsyeja se pse janë hequr këngët nga YouTube dhe gjithë procedura ligjore që po ndiqet në vazhdim për të sqaruar çdo “tymnajë” diskutimesh dhe hamendësimesh të mundshme.

“Këngët e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH, të cilat kanë qenë të publikuara në kanalin kryesor të RTSH në YouTube nuk janë hequr nga RTSH për arsye teknike, por YouTube ka mbyllur kanalin si pasojë e sulmeve të pandërprera të njëpasnjëshme të kryera nga Qendra “Suada” dhe agjencia “Albautor” ndaj shumë videove të këngëve nga festivalet e këngës në RTSH ndër vite, të publikuara në kanalin kryesor të RTSH në YouTube.

Ju njoftojmë se të gjitha këngët e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH janë publikuar në kanalin e dytë të RTSH në YouTube”,thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/