image RTSH ia fshin këngën me 4 milionë klikime, reagon Elvana Gjata

Showbiz/ RTSH ia fshin këngën me 4 milionë klikime, reagon Elvana Gjata

news image

Ditë më parë u fshi e gjithë Playlista e krijuar për të gjithë konkurrentët e “Festivalit të Këngës” në kanalin e RTSH-së në YouTube.

Pas këtij veprimi ka reaguar Elvana Gjata, pasi kënga e saj “Me tana” ishte më e klikuara më mbi 4 milionë klikime.

“Me tana” tani është publikuar në kanalin tim në Youtube. Kjo është përgjigje për të gjithë ju që më keni pyetur pse në kanalin e RTSH është zhdukur kënga ime, unë nuk e kam idenë…ishin më shumë se 4 milionë shikime atje, por jam e sigurt se miliona të tjerë do të vijnë. Ju dua shumë!”, ka shkruar Elvana.

Ndryshe, Arilena Ara u rendit në vendin e parë me 67 pikë, duke marrë të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision.

“Shaj” mban titullin kënga e saj që në “Eurovision 2020” është raportuar se do të këndojë në gjuhën angleze./Gazeta Sinjali/