image Arban Abrashi: Ardhja e Grenellit është mesazh i qartë për LDK-në dhe VV-në

Kosovë

Koalicion/ Arban Abrashi: Ardhja e Grenellit është mesazh i qartë për LDK-në dhe VV-në

news image

Sekretari Organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, tha se vizita e të Dërguarit të  Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell shihet si mesazh i qartë për dy partitë të cilat po tentojnë të arrijnë marrëveshje se Kosova duhet të ketë një stabilitet politik.

Ardhja e Grenellit, sipas Abrashit po shihet një dorë e fuqishme e Trumpit  i cili siç thotë ai, dëshiron stabilitet në mënyrë që të investojnë kompani të mëdha në Kosovë.

“Tani po shohim një dorë shumë të fuqishëm të Trumpit. Mesazhi është shumë  qartë i tij, i ka takuar partitë që janë për krijimin e qeverisë, ka përmendur edhe marrëveshjen me Serbinë, i ka drejtuar mesazh dy partive që po tentojnë krijimin e institucioneve, mesazh korrekt, edhe SHBA dëshirojnë të përçojnë mesazh se si Trump, kompanitë e mëdha duan të investojnë në Kosovë, por që duhet stabilitet i madh politik, ky është mesazhi i SHBA se e ka këtë çështje seriozisht”, tha Abrashi në Klan Kosova.

-Ndryshe Grenell gjatë ditës së sotme është takuar me liderët e vendit, si dhe me përfaqësuesit e LDK-së dhe VV-së. Grenell pasditen e sotme ka mbërritur në Serbi./Gazeta Sinjali/