Shteti arab ka udhëzuar xhamitë që të përdorin altoparlantët vetëm në rast të thirrjes së Ezanit dhe Ikametit, ndërsa ka ndaluar përdorimin e tyre në të gjitha rastet tjera, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas gati dy vitesh diskutime, Mbretëria e Arabisë Saudite njofton se ndalon përdorimin e altoparlantëve jashtë xhamive, njofton Republic World.
Këto kufizime vijnë duke u thirrur në ligjin e sheriatit, i cili sugjeron që “të mos ketë dëmtime”.
Derisa direktivat e reja nuk e ndalojnë përdorimin e altoparlantëve në mënyrë të tërësishme, ato vënë kufizime në mënyrë që të sigurohet që të mos jetë i papërshtatshëm dhe shqetësues për të tjerët zëri i lartë imamëve.
Ministria e Punëve Islame theksoi se lejohet përdorimi i altoparlantëve gjatë lutjeve me kusht që zëri i hoxhës të dëgjohet vetëm në hapësirën brenda xhamive. /Gazeta Sinjali/