image Arabia Saudite do të vendosë orë policore gjatë 5 ditëve të Fitër Bajramit

Botë

Botë/ Arabia Saudite do të vendosë orë policore gjatë 5 ditëve të Fitër Bajramit

news image

Arabia Saudite do të vendosë orë policore 24-orëshe gjatë pesë ditëve të festës së Fitër Bajramit, në fund të këtij muaji, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit.

Kështu njoftoi Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite e cila përmes një deklarata bëri të ditur se kjo masë fillon së zbatuari më 23 maj dhe do të vlejë deri më 27 maj, në periudhën kur myslimanët në mbarë botën e shënojnë fundit e Ramazanit dhe e festojnë Fitër Bajramin.

Kjo ministri njofton se Meka do të vazhdojë të mbetet në izolim të plotë, kurse bizneset dhe ndërmarrjet do të qëndrojnë të hapura deri në ato data dhe njerëzit mund të lëvizin lirshëm nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 5 të pasditës.

Arabia Saudite më parë ka zbatuar orë policore 24-orëshe në shumicën e qyteteve, por e lehtësoi këtë masë në fillim të Ramazanit. Megjithatë, ora policore nuk është larguar në zonat që kanë numër të lartë të rasteve me koronavirus.

Deri më tani, në Arabinë Saudite janë shënuar 42,925 raste me Covid-19, ndërsa 264 persona kanë vdekur, shkruan “Reuters”./Gazeta Sinjali/