Kompania Apple ka konfirmuar se po ruan të dhënat e klientëve kinezë brenda qendrave në Kinë, duke thënë se nuk ka kompromentuar asnjëherë sigurinë e klientëve të saj.
Apple deklaroi se ishte në përputhje me ligjin e shtetit të Kinës për ruajtjen e të dhënave për shtetasit e saj. Kështu nuk mendon Michael Posner, ekspert i BBC-së për çështjen e ligjeve.
“Nuk do të besoja se ekziston privatësi në çdo gjë që promovon Apple”, ka thënë ai.
Ndërkohë, zyrtarë të Apple kanë thënë se klientët e tij kanë siguri të lartë gjatë përdorimit të produkteve të tij dhe se kërkesat e tyre i trajtojnë në bazë të ligjeve në Kinë. /Gazeta Sinjali/