image Apple paralajmëron klientët: Mos e vendosin iPhone-in e lagur në oriz

Telefona

Apple paralajmëron klientët: Mos e vendosin iPhone-in e lagur në oriz

news image

Apple po paralajmëron klientët që të ndalojnë vendosjen e iPhone-ve të tyre në thasë me oriz kur pajisjet i lagen me ujë.

Vendosja e pajisjeve elektronike të lagura në thasë me oriz për të thithur lagështinë ka qenë prej kohësh një praktikë e zakonshme, por prodhuesi i iPhone përditësoi udhëzimin në faqen e tij mbështetëse për të paralajmëruar në mënyrë specifike klientët kundër këtij veprimi. ”

Mos e vendosni iPhone-in tuaj në qese me oriz. Kjo mund të mundësojë që grimcat e vogla të orizit të dëmtojnë iPhone tuaj”, thuhet në faqe, raporton Upi.

Apple gjithashtu paralajmëroi kundër përdorimit të kanoçeve me ajër të kompresuar ose burimeve të jashtme të nxehtësisë për të tharë pajisjet. Kompania theksoi se iPhone-ët e lagësht duhet të fshihen me lecka të thata dhe të lihen të thahen natyrshëm në ajër derisa të avullojë e gjithë lagështia, transmeton KlanKosova.

Telefonat nuk duhet të futen në karikues derisa të jenë tharë plotësisht, por karikimi me valë mbetet i sigurt. Nathan Rigger, zëdhënës i Samsung Australia, ofroi këshilla të ngjashme për pronarët e telefonave Samsung.

“Unë nuk do të rekomandoja vendosjen e një telefoni të lagur në oriz të thatë”, tha Rigger për Yahoo Finance.

/GazetaSinjali/