Apple ka kërkuar nga një kompani të ndryshojë logon e saj e cila sipas gjigantit të iPhone është e përafërt me atë të Apple.
Kompania Prepear ka një logo në formë dardhe, por Apple thotë se kjo e bën të vështirë për konsumatorët ta dallojnë nga logoja e Apple-s.
Kjo situatë erdhi kur kompania, Super Healthy Kids aplikoi për të regjistruar një markë për logon Prepear.
Kjo nuk është hera e parë që Apple vepron ligjërisht ndaj një tjetër kompanie në lidhje me logon, derisa në vitin 2019 dërgoi një letër kundër një partie politike në Norvegji e cila sipas kompanisë kishte logo të ngjashme. /Gazeta Sinjali/