Muajt e ardhshëm kompanitë e mëdha të teknologjisë do të vijnë me modelet e reja të konsolave për lojëra.
Apple ka njoftuar se do të përdorë pjesë më të lira të baterive në iPhone-in e ri, në mënyrë që të kursejë dhe të mbajë disa çmime të paracaktuara të produktit.
Përballë rritjes së kostove të prodhimit për shkak të përfshirjes së harduerit dhe antenës për lidhjen 5G në serinë e iPhone 12, por edhe për shkak të pandemisë, Apple po mundohet të përdorë komponentë më të lirë në pjesë të tjera të produktit, në mënyrë që të ruajë një çmim bazë të modelit të ri të iPhone.
Thuhet se një nga uljet më të mëdha të kostos do të bëhet në teknologjinë e baterisë së pajisjes. /Gazeta Sinjali/