image Apple do të kërkojë nëpër iPhone imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve

Teknologji

Apple do të kërkojë nëpër iPhone imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve

news image

Kompania Apple, ka njoftuar disa nga detajet e një sistemi për të gjetur material të abuzimit seksual të fëmijëve në pajisjet e konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara.

Teknologjia do të kërkojë nëse ka material të abuzimit para se një fotografi të ruhet në galeri të telefonit, nëse identifikohet diçka e tillë, atëherë përdoruesi do të raportohet te ndonjë zyrtar për zbatimin e ligjit.

Megjithatë, ka shqetësime për privatësi dhe nëse kjo teknologji mund të zgjerohet për kërkime në telefon për përmbajtje të ndaluar.

Ekspertët shqetësohen se teknologjia mund të përdoret nga qeveritë autoritare për të spiunuar qytetarët.

Qendra Kombëtare për Fëmijë të Zhdukur dhe të Shfrytëzuar si dhe organizata tjera të fëmijëve ka përpiluar sistemin që funksionon duke krahasuar fotografitë me një databazë të njohur për imazhe të abuzimit seksual.

Apple ka thënë se kjo teknologji do të mund të identifikojë edhe versione të modifikuara të imazheve origjinale dhe se versionet e reja të iOS dhe iPadOS – që do të publikohen këtë vit – do të kenë aplikacione të reja të kriptografisë, për të ndihmuar që të mos përhapen materialet abuzuese online. /GazetaSinjali/