image Apple akuzohet për shkelje të politikave për konkurrencë

Teknologji

Apple akuzohet për shkelje të politikave për konkurrencë

news image

Kompania amerikane Apple është akuzuar për shkelje të rregullave të konkurrencës në Bashkimin Evropian, për shkak të mënyrës si menaxhon platformën online të aplikacioneve (App Store).

Zyrtarja e Komisionit Evropian për çështje të konkurrencës, Margrethe Vestager ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter se “konsumatorët janë duke humbur”.

Komisioni Evropian ka thënë se kundërshton mënyrën se si Apple drejton dyqanin online sa u takon platformave të lidhura me muzikën dhe platformave të vetë kompanisë Apple, duke thënë se kjo gjë u kushton më shumë konsumatorëve dhe ua kufizon zgjedhjet.

Mes tjerash është përmendur edhe se praktika e Apple është duke shtyrë krijuesit e aplikaconeve që shesin përmbajtje digjitale, që të përdorin sistem pagese, që ndal tarifë për 30 për qind.

Hetimi i BE-së, që është realizuar pas një ankese të kompanisë së mirënjohur për shërbime të muzikës Spotity, ka thënë se shpenzimet shtesë janë duke u bartur te konsumatorët. Shqetësimi i dytë ka të bëjë me atë se Apple ua parandalon zhvilluesve të aplikacioneve që t’iu tregojnë përdoruesve për mënyra më të lira të pagesave, transmeton REL.

Gjetjet tona preliminare tregojnë se Apple kontrollon përdoruesit e pajisjeve iPhone dhe iPad përmes dyqanit App Store”, ka thënë Vestager.

“Përmes rregullave të ashpra, që dëmtojnë shërbimet konkurruese, Apple ua pamundëson përdoruesve që të kenë qasje në zgjidhje për muzikë dhe kështu dëmton konkurrencën”.

Kompania Apple nuk është deklaruar ende rreth kësaj çështjeje.

Sipas Ligjit të BE-së për konkurrencë, kompanitë mund të gjobiten me një përqindje të fitimeve të tyre vjetore, në rast se vërehen shkelje, që në këtë rast për Apple mund të nënkuptojë miliarda euro./Gazeta Sinjali/