image Apostolova do të qëndroj më gjatë në Kosovë, së paku edhe 6 muaj si shefe e BE-së

Kosovë

Mandati/ Apostolova do të qëndroj më gjatë në Kosovë, së paku edhe 6 muaj si shefe e BE-së

news image

Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë sot vendim për zgjatjen e mandateve të 6 Përfaqësuesve Special të BE-së të cilët punojnë nëpër rajone të ndryshme.

Mandati i është zgjatur edhe shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Siç shkruhet në vendimin e Këshillit Evropian, Apstolovës do t’i zgjatet mandati edhe për 6 muaj të tjerë deri më 31 gusht të vitit 2020.

Në pozitën e Përfaqësueses së Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova ishte emëruar ne gushtin e vitit 2016.