image Aplikimi për anëtarësim në KiE u ‘djeg’ serbëve, Selakoviq: Katër shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Rajon

Aplikimi për anëtarësim në KiE u ‘djeg’ serbëve, Selakoviq: Katër shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës

news image

Aplikimi i Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, ka nxitur shumë reagime në Serbi, duke bërë kështu që të mblidhet Këshilli i Sigurisë së atij vendi

Madje, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka deklaruar pas mbledhjes se katër shtete kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, emrat e shteteve të cilat nuk e njohin më Kosovën si shtet të pavarur, ia ka dorëzuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe, Republika e Kosovës gjatë ditës së enjte ka aplikuar edhe zyrtarisht që të bëhet një nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Dosjen e aplikimit e ka dorëzuar personalisht zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.

/Gazeta Sinjali/