image Aplikacioni që tregon nëse keni pasur kontakt me personat e infektuar me koronavirus

Botë

Austri/ Aplikacioni që tregon nëse keni pasur kontakt me personat e infektuar me koronavirus

news image

Austria ka gati aplikacionin e ri që gjurmon personat e infektuar me koronavirus, në një kohë kur shumë shtete të botës po përballen me këtë pandemi. Kështu, Organizata e Kryqit të Kuq në Austri do të prezantojë aplikacionin në fjalë në smartphone të quajtur ‘Stopp Corona’. Ky aplikacion synon që të ndihmojë ndërprerjen e zinxhirit të personave të prekur me COVId-19. Siç thuhet dhe në faqen e organizatës së Kryqit të Kuq, aplikacioni do të ruajë takimet personale në mënyrë anonime, duke përdorur një “shtrëngim dixhital”. Nëse simptomat e kosonavirusit shfaqen tek një nga personat që ju keni takuar, atëherë ju vjen një njoftim automatik.

Më pas, përdoruesve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë mjekun e familjes përmes telefonit nëse shfaqin simptoma. Gerry Foitik, anëtar i bordit drejtues i Kryqit të Kuq shprehet se ky aplikacion ka për qëllim që të lehtësojë punën e mjekëve dhe autoriteteve për të identifikuar personat me të cilët ka qenë në kontakt një i infektuar.

“Sa herë që të keni një kontakt me një person shënojeni atë tek ky aplikacion, ku në rast se ju rezultoni pozitiv me COVID-19, atëherë mund t’i paralajmëroni kontaktet tuaja të vetizolohen. Gjithashtu ajo do t’i ndihmonte autoritetet që të identifikojnë personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit dhe për të parandaluar përhapjen e virusit”, thekson ai.

Si e ndalon “menaxhimin e tillë të kontaktit” zinxhirin e infeksionit?
Aplikacioni shkurton kohën midis simptomave të një personi dhe gjurmimit të kontakteve të tyre. Kjo zvogëlon dritaren në të cilën njerëzit e tjerë mund të infektohen. Mjekët me këtë aplikacion mund të lehtësohen.

Pse duhet të informoni dhe për kontaktet e dy ditëve të fundit?
Nëse simptomat e koronavirusit shfaqen te një person, nga raportet shkencore dihet që kjo mund të ketë ndodhur deri në 48 orë para shfaqjes së simptomave të para. Prandaj, të gjitha kontaktet tuaja duhet të informohen në mënyrë anonime. Por aktivistë të mbrojtjes të të dhënave personale shprehen se ky aplikacion nuk do të mbrojë kurrsesi anonimitetin e qytetarëve, pasi aty do të regjistrohen numrat e identifikimit. Por në sajë të ligjeve evropiane në rastet e fatkeqësive natyrore, në këtë rast do të bëhet një përjashtim. /Gazeta Sinjali/