Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka sqaruar se pse aplikacioni “LastQuake” po shfaq probleme, duke punuar ngadalë ose duke mos u hapur fare.
“Pas tërmetit në Shqipëri dhe Bosnje, kemi pasur mbi 200 000 instalime të reja dhe vetëm nga Shqipëria kemi rreth 120 000 përdorues. Ju falenderojmë për besimin. Gjithashtu, kjo shpjegon edhe pse aplikacioni LastQuake ka qenë i ngadaltë dhe kërkojmë ndjesë për këtë fakt”, thuhet në njoftim të EMSC.
Ndërkohë, para dy ditësh, EMSC njoftoi se që nga hapja e aplikacionit të saj në vitin 2014, nuk ka parë një intensitet kaq të lartë lëkundjesh sizmike në të njëjtin rajon, siç po ndodh në ditët e fundit në Shqipëri./Gazeta Sinjali/