image Apel për ndihma me ushqim e ujë në Durrës

Kosovë

Shqipëri/ Apel për ndihma me ushqim e ujë në Durrës

news image

Një numër i qytetarëve të cilët janë zhvendosur afër stadiumit në Durrës si pasojë e tërmetit, kanë mbetur pa ngrënë dhe pa pirë.

Shumica prej tyre janë pleq e fëmijë, të cilët kërkojnë ndihma në ushqim, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një mesazh që po qarkullon në rrjetet sociale, disa persona kërkojnë ushqim dhe ujë pasi që nuk kanë mundësi për të blerë ushqim në lokale.

Ky mesazh është publikuar edhe nga aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihaili.

Kujtojmë se deri më tani sipas raportimeve nga mediat e Shqipërisë, numri i viktimave nga tërmeti i sotëm ka shkuar në 23./Gazeta Sinjali/