Është anuluar edhe ndeshja që ishte paraparë të zhvillohej në mes Tottenhamit dhe Fulhamit.
Kjo pasi që te Fulham janë konfirmuar disa futbollistë pozitivë me COVID-19, transmeton Sinjali Sportiv.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej sot në orën 18:00, mirëpo nuk do të luhet.
Po ashtu, gjatë ditës së sontme Mourinho kishte bërë shaka duke thënë se nuk e dinë nëse do ta zhvillojnë këtë ndeshje.