KB Prishtina dhe KB Rahoveci do të përmbyllnin duelin e xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Ndeshja parashihej të fillonte nga ora 19:00, megjithatë kjo nuk do të zhvillohet.
Ndeshja është anuluar për shkak të mungesës së sigurisë në palestër, raporton Sinjali Sport.
Palestra “Pallati i Rinisë” nuk përmbushi kushtet për zhvillimin e kësaj ndeshjes, kësisoj ajo do të shtyhet.
Ndeshja pritet të zhvillohet nesër në po të njëjtin orar.