image Anulohet konkursi për mësimdhënës në Lipjan, pasi që policia hapi rast

Arsim

Anulohet konkursi për mësimdhënës në Lipjan, pasi që policia hapi rast

news image

Drejtoria Komunale e Arsimit në Lipjan e ka anuluar konkursin për mësimdhënës, pasi që prokuroria nisi hetimet lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve të pranuar, raporton Gazeta Sinjali.

Hetimet për këtë rast, Gazeta Sinjali mëson se nisën pasi që njëri nga kandidatët ishte ankuar në polici se ka pasur parregullsi në këtë konkurs.

Ai pretendon se i ka kaluar me sukses të gjitha fazat e testimit, por në fund emri i tij nuk ka rezultuar në listën e të pranuarve.

Në këtë listë, ai thotë se ka pasur emra të personave të cilët nuk kanë aplikuar fare në konkursin në fjalë.

Këtë parregullsi, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Lipjanit, Elmaze Behluli, për Gazetën Sinjali e arsyetoi si gabim teknik të zyrtarit ligjor, i cili ka bërë përpilimin e listave.

“Është bërë një gabim teknik, nuk kemi manipuluar absolut. Ka qenë gabim teknik nga ana e zyrtarit. Ne e kemi anuluar edhe është bërë një gabim teknik nga ana e zyrtarit ligjor kur i kemi përpiluar listat. Çdokush ka të drejtë ankese, unë po e pranoj që ka qenë gabim i zyrtarit. Konkursi është anuluar dhe është publiku edhe në faqe zyrtare”, tha Behluli./Gazeta Sinjali/