image Anulohen disa fluturime në Aeroportin e Prishtinës, kjo është arsyeja

Kosovë

Anulohen disa fluturime në Aeroportin e Prishtinës, kjo është arsyeja

news image

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka anuluar disa fluturime të planifikuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Agjencionit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Driton Ujkani, ka thënë për Gazetën Sinjali se anulimi i fluturimeve është bërë për shkak të prishjes së një mjeti që shërben për orientimin e fluturakeve.

“Nuk janë anuluar të gjitha fluturimet, deri tash në bazë të informatave janë anuluar vetëm dy ose janë shtyrë për më vonë. Arsyeja është një defekt që ka ndodhur në një pajisje e quajtur DVOR është mjet për orientim të fluturakeve, ka ndodhur për shkak të vërshimeve”, tha Ujkani.

Ujkani tha se prishja ka ndodhur sot gjatë ditës, kurse tashmë pajisja është në fuksion dhe fluturimet do të realizohen në bazë të planit.

“Prishja ka ndodhur gjatë ditës, kurse tashmë pajisja është në funksion dhe fluturimet realizohen në bazë të planit”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/