Mbrëmjen e djeshme, Donaldi dhe Bora u takuan në eventin e disejnatorit Valdrin Sahiti, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkohë, në çdo minutë pritej reagimi i Beatrix Ramosaj e cila thuhej se do e vazhdonte romancën me aktorin pas përfundimit të “Big Brother”.
Kureshtjen e të gjithëve lidhur me reagimin e Beatrix e ka shuar Antonela.
“Pamë që njerëzit po na shihnin çuditshëm, thamë ç’ndodhi! Kur menjëherë pam që kudo po qarkullonte ai lajm. Trixa nuk reagoi fare madje vazhduam darkën me qetësi”, tha Antonela duke qeshur, në emisionin “Goca dhe gra”.
Tutje, ish-konkurrentja e Përputhen tha se Beatrix ka qenë e dashuruar pas Donaldit por fatkeqësisht nuk ka qenë gjëja e njëjtë edhe nga ana e tij.