image Anton Quni: VV është për shtyrjen e zgjedhjeve, sepse e di që do të ketë rezultat negativ - Sinjali

Anton Quni: VV është për shtyrjen e zgjedhjeve, sepse e di që do të ketë rezultat negativ

news image

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Antoni Quni, thotë se Vetëvendosje do të ketë rezultat negativ në këto zgjedhje, prandaj, sipas tij, gjen pretekst për shtyrjen e zgjedhjeve, raporton Gazeta Sinjali.

Quni vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asgjë në Komunën e Prizrenit, të cilën ka pasur mundësi që ta shfrytëzojë si model.

“Tani është i ditur disponimi i qytetarëve përvojat e tyre me këtë qeverisje, po edhe sondazhet, edhe përvojat e mia në bashkëbisedim me qytetarët, janë tregues se Vetëvendosje nuk arriti, posaçërisht në Prizren. Prizreni është dashur të shfrytëzohet si model si mundet me u qeverisë. Thjesht për 4 vjet nuk kanë bërë asgjë. Prandaj kjo do të kthehet në një rezultat negativ për Vetëvendosjen. Jam i bindur që nuk është momenti i volitshëm për Vetëvendosjen që tani të mbahen zgjedhjet dhe natyrisht që gjejnë pretekst për t’i shtyrë për vitin e ardhshëm”, tha Quni për EO.

Ideja për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, të cilat janë planifikuar të mbahen më 17 tetor, nisi të diskutohet pasi që kryekuvendari, Glauk Konjufca, tha se po të pyetej ai, do ta shtynte datën e zgjedhjeve./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin