image Antidroga me aksion në Pejë dhe Prishtinë/ Arrestohen tre persona, sekuestrohet kokainë dhe mbi 10 mijë euro

Siguri

Antidroga me aksion në Pejë dhe Prishtinë/ Arrestohen tre persona, sekuestrohet kokainë dhe mbi 10 mijë euro

news image

Antidroga e Policisë së Kosovës, sot ka kryer dy operacione të ndara – një në Pejë dhe tjetrin në Prishtinë. Këto aksione kanë përfunduar me arrestimin e tre personave, sekuestrimin e kokainës, armës dhe mbi 10 mijë eurove.

Sipas njoftimit të Policisë, sot rreth orës 10:50 është kontrolluar një shtëpi në Pejë, ku dyshohet se jeton i dyshuari me inicialet B.L., ku është gjetur kokaina e mbështjellur në 163 qese të vogla me peshë rreth 55.1 gramë.

Sipas Policisë, qeset ishin të gatshme për shitje dhe ishin të fshehura në dy shishe të plastikës me mbishkrimin “Cink” dhe “Orbit White”.

“Janë sekuestruar Dhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë Euro (10,670 Euro), dy telefona mobil Iphone; njëri Iphone 13 Pro Max  dhe  tjetri Iphone 8”, thuhet në njoftim.

Pas hetimeve disa mujore, Antidroga sot rreth orës 14:00 ka kryer një operacion të koduar “Porosia” në Prishtinë, ku janë zënë në flagrancë dy persona duke kryer shitblerje të kokainës.

Policia më pas ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur 200 gramë substancë narkotike – kokainë, një pushkë të gjatë, dy dokumente të shtetit të huaj me identitet të të dyshuarit.

“Policia e Kosovës me njësitet kompetente të saj mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprave kriminale, përderisa luftë e pa kompromis po zhvillon dhe do të zhvilloj ndaj abuzuesve dhe kontarbanduesve me substanca narkotike”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/