Joshua është i vendosur për një rikthim në Londër për ndeshjen e tij të radhës.
Menaxheri i Joshua ka treguar se boksieri dëshiron që ndeshja e tij e radhës të zhvillohet në stadiumin e Tottenham, e ku me shumë gjasë kundërshtari i tij do të jetë Kubrat Pulev.
Poashtu menaxheri tregoi se janë shumë afër organizimit të kësaj ndeshje, duke e pranuar se kanë zhvilluar takime për ta bërë këtë ndeshje të mundur.
“Ne kemi pasur oferta nga Afrika, Amerika, Turqia” ka thënë ai.
Mirëpo sipas tij Joshua e ka bërë shumë të qartë që dëshiron të rikthehet në shtëpi për ndeshjen e radhës.
“Dua të kthehem në shtëpi. Unë dua të boksoj në Londër. Unë kam qenë në Madison Square Garden, kam qenë në Arabinë Saudite, më sillni në shtëpi. Harrojini ofertat e tjera, më sillni në shtëpi” këto ishin fjalët që Joshua i kishte thënë menaxherit të tij.
Sipas këtyre raportimeve Anthony Joshua është i gatshëm të boksoj në qershor të këtij viti.