image Anna Kabashi publikon këngën kushtuar Nexhmije Pagarushës

Muzikë

Muzikë/ Anna Kabashi publikon këngën kushtuar Nexhmije Pagarushës

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anna Kabashi e ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Defekti jem” dhe i dedikohet ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, e cila vdiq dje në moshën 86-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes rrjetit social Instagram, Anna ka treguar që ky projekt është realizuar sa ishte gjallë Bilbili i Kosovës, por që nuk kanë arritur ta përfundonin ashtu siç i ka hije për shkak të gjendjes shëndetësore të saj.

“Sot vendosem me publiku për nder të saj dhe dëshirën e saj që i ka pëlqye shumë kjo këngë, u prehsh ne paqe zonja Nexhmije Pagarusha, e kom shiju çdo moment ditën qe të takova”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos së publikuar.

https://www.instagram.com/p/B8SCgA5nYtA/

Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha vdiq dje në moshën 86-vjeçare.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj./Gazeta Sinjali/