image "Anna" e Norës dhe Gjikos arrin mbi 1 milion klikime vetëm një ditë pas publikimit

Muzikë

Muzikë/ “Anna” e Norës dhe Gjikos arrin mbi 1 milion klikime vetëm një ditë pas publikimit

news image

Dy artistët e njohur shqiptarë Nora Istrefi dhe Asdren Gjikolli – Gjiko, dje publikuan bashkëpunimin e dytë të titulluar “Anna”.

Këtë bashkëpunim artistët e shoqëruan me videoklip dhe siç duket është duke u pëlqyer shumë nga publiku, transmeton Gazeta Sinjali.

“Anna” e Norës dhe Gjikos vetëm një ditë pas publikimit ka marrë mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube.

Kujtojmë se tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Era Istrefi në bashkëpunim me Gjikon, ndërsa për muzikën është përkujdesur Claydee Lupa dhe Tedy Economou./Gazeta Sinjali/