Qendërmbrojtësi i Anglisë, Harry Maguire, pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Kosovës.
Maguire gjatë këtij afati veror u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi u transferua në Manchester United për 85 milionë euro nga Leicester City.
Sipas medias angleze Daily Mail, Maguire nuk është mirë nga gjendja fizike dhe pritet të mungojë në ndeshjen kundër Malit të Zi apo Kosovës.
Anglezi për “Djajtë e Kuq”, nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe ka luajtur gjithmonë në formacionin e parë.
Ai ishte titullar edhe në ndeshjen që Kosova e zhvilloi ndaj Anglisë në stadiumin ‘St Mary’s’ në Southampton./Gazeta Sinjali/