image Angelina Jolie tregon pse u shkëput nga kinematografia

Bota e Yjeve

Showbiz/ Angelina Jolie tregon pse u shkëput nga kinematografia

news image

Aktorja e njohur amerikane Angelina Jolie, ka treguar arsyen përse është shkëputur për një kohë nga kinematografia.

Jolie këtë e ka bërë në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “People”, transmeton Gazeta Sinjali.

Aktorja ka treguar se si e përjetoi shkëputjen nga kinematografia, si dhe rikthimin në filmin “Maleficent”.

“Ishte një kohë e ashpër. U riktheva pas disa vitesh të vështira dhe nuk ndihesha shumë e fortë. Në fakt ndihesha e dërrmuar shpirtërisht. M’u desh pak kohë sa të ndieja sërish fuqinë e ‘Maleficent’”, ka thënë Jolie.

Gjatë katër viteve që qëndroi larg aktrimit, Angelina u nda edhe nga Brad Pitt.

Gjatë rrëfimit ajo ka treguar se asnjë nga fëmijët e saj nuk dëshiron të bëhet aktor, pavarësisht se të dy prindërit e tyre kanë bërë karrierë në industrinë e filmit.

“Askush nga fëmijët e mi nuk do të bëhet aktor. Atyre ju pëlqen biznesi, punët humanitare dhe gjëra si këto”, ka treguar Jolie.

Angelina dhe Brad janë prindër të gjashtë fëmijëve: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne e Knox./Gazeta Sinjali/