image Angelina Jolie ka një mesazh për vajzat e reja

Bota e Yjeve

Showbiz/ Angelina Jolie ka një mesazh për vajzat e reja

news image

Aktorja e njohur amerikane me famë botërore Angelina Jolie, së fundmi ka folur për rolin që burrat mund të luajnë në formimin e personalitetit te vajzat.

Joile ka thënë se rolet e grave në filma nuk duhet të portretizohen si fizikisht të forta dhe me karakter të fortë, vetëm pse ato përleshen me burra dhe i mundin ata, transmeton Gazeta Sinjali.

Mendoj se shumë shpesh kur komentohet një histori e një filmi, ku personazh kryesor është një grua e fortë, thuhet se ajo duhet që ta mposht mashkullin ose ajo duhet të jetë si një mashkull”, ka thënë aktorja para gazetarëve në premierën e filmit të ri.

Duke ju referuar rolit të saj në filmin e fundit “Maleficent: Mistress of Evil”, ajo tha se filmi bart një mesazh të rëndësishëm për vajzat e reja që ta gjejnë fuqinë e tyre, por njëkohësisht edhe të respektojnë e të mësojnë nga meshkujt përreth tyre./Gazeta Sinjali/