Modelja shumë e përfolur shqiptare Angela Martini, së shpejti do të publikojë librin e saj të parë autobiografik.
Këtë e ka bërë të ditur vetë modelja përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Më në fund erdhi dita dhe jam shumë e emocionuar të ju lajmëroj se libri im do të publikohet në vendlindjen time, në Shqipëri më 11 nëntor”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit të publikuar.
Kujtojmë se muaj më parë Angela pati zbuluar se ky libër do të flasë për marrëdhënien e saj me të ëmën, si dhe jetën e vështirë që e ëma e modeles ka kaluar.
Modelja nuk ka bërë të ditur titullin e librit dhe mbetet të shihet në ditët në vazhdim se a do të zbulojë detaje të tjera apo jo./Gazeta Sinjali/