image Anëtarja e LDK-së: Albini për pushtet edhe “vret”, madje “vret” në masë

Politikë

Anëtarja e LDK-së: Albini për pushtet edhe “vret”, madje “vret” në masë

news image

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka komentuar tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Tërmkolli ka thënë se lideri i VV-së, Albin Kurti, me organizimin e këtij tubimi tregon se ai për pushtet “vret”.

“Rr’noftë partia! Me sa po shihet nga tubimi i sotëm i VV-së, në kohë pandemie, Albini për pushtet edhe “vret”, madje “vret” në masë. Sot, në përvjetorin e 21-të, kur SHBA dhe NATO na shpëtuan nga vrasja në masë, nga shfarosja që po bënte Serbia kundër shqiptarëve! Edhe po të mos ketë asnjë të prekur me Covid’ 19 nga ky tubim, vetë mbajtja e tij flet shumë ”, ka deklaruar ajo.

Tërmkolli po ashtu ka folur edhe për mungesën e flamujve të Republikës së Kosovës në këtë tubim.

“Në tubim, asnjë simbol, asnjë flamur i shtetit tonë, Kosovës. Pastaj, akuzojmë Rakiqin e tjerë! Mos të harrojmë: Albini dhe shumë eksponentë të VV-së janë “qiraxhinj”. Populli i Kosovës nuk ka shtet tjetër dhe shtëpi tjetër pos Kosovës dhe shtëpive të tyre në të”, është shprehur Tërmkolli./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1192516924416573&id=462960377372235&__xts__[0]=68.ARCoSX1GxYwZT9375UDaDSixGk81T1ER_HVKqen3qx6rZw87kMrUb3rvD6iE_OFX0cAic44214f9loJ-n90EOXfC_oOUyiK8kv3dascsh9P4oQU1OPKuCLGjPiiaVyKYKoIAKkR5UoPQzHEEeLp1_QkWo9846Wli6cQ_Z5xBo2QLLNdfGuYpd3KzVyJg5qZ3S3vTrPGVceyo6SfO7yLRyOs6kL5I18eMDAUyzZH4GRIGSd3uvMfnr9o02SqZOMJ6W0L5CDqXv7YEsjpsLw_76d2mwJL2I7AsubyrK79zb3VB2kVZE_swKR9BLuFdR_B26EoQ187wFQhjXymc29m5Mw&__tn__=-R