image Anëtari i VV-së i del në ndihmë deklaratave të 'ndryshme' të Haki Abazit

Kosovë

Politikë/ Anëtari i VV-së i del në ndihmë deklaratave të ‘ndryshme’ të Haki Abazit

news image

Anëtari i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka thënë se ofertat parazgjedhore nuk kanë vlerë pas zgjedhjeve, kjo pasi që në kohën kur VV-ja dhe LDK-ja po mundoheshin të lidhnin një koalicion parazgjedhor, Haki Abazi kishe thënë se më së miri do ishte që posti i presidentit t’i takonte Isa Mustafës.

“Shpjegojuani këtyre që thonë “në gusht LV e premtoi, tash nuk ia jep”, se nga gushti e deri tash ka patur në mes zgjedhje, të cilat i ka fituar LV”, ka thënë Arbër Zaimi, shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje ai ka thënë se në gusht nuk dihej kush ishte fituesi dhe ofertat për koalicion parazgjedhor nuk kanë vlerë.

“Në gusht ende nuk dihej kush fitonte, ndërsa sot ka fitues. Ofertat për koalicion parazgjedhor nuk kanë vlerë”, ka thënë Zaimi.

Gjatë ditës së sotme ka pasur reagime nga LDK-ja poashtu edhe VV-ja në lidhje me pozitën e Presidentit/ Gazeta Sinjali/