Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelko Komshiq ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se kjo çështje sipas tij nuk ka arsyeje që të diskutohet, transmeton Gazeta Sinjali.
Komshiqi në një intervistë për një medium nga Sarajeva ka thënë se “Kosova është një shtet i pavarur. Ky është fillimi dhe fundi i rrëfimit.”
Ai është shprehur se është çështje tjetër nëse dikush e pranon një fakt të tillë apo jo.
“Unë e respektoj një qëndrim të tillë, por unë s’mund të jetoj në një mënyrë që t’i bëjë kosovarët dhe Kosovën armiq të Bosnjë e Hercegovinës. Dua t’ua tregoj atyre vullnetin e mirë dhe pranimin e realitetit. Ne duhet të punojmë bashkë me Kosovën”, ka thënë Komshiqi.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për publikimin e transkriptit të takimit me Dodikun, ku ishte diskutuar për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Komshiq ka thënë se fjalët e Dodikut në atë transkript ishin ndryshuar.