image Anëtari i PDK-së në KQZ thotë se do të kërkojë rinumërim të votave

Politikë

Anëtari i PDK-së në KQZ thotë se do të kërkojë rinumërim të votave

news image

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani ka njoftuar se do të kërkoj në KQZ që të rinumërohen të gjitha vendvotimet, që sipas tij kanë qenë në “dorën e mashtruesve”, shkruan Gazeta Sinjali.

Elshani përmes një postimi në Facebook ka thënë se KQZ përgjatë gjithë këtij procesi zgjedhor kemi qenë të angazhuar në integritetin e zgjedhjeve dhe ruajtjen e kredibilitetit

Jam i shokuar nga video-inçizimet të cilat shpërfaqin tendencat për manipulimin rezultatet e kandidatëve dhe për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Si përfaqësues i Partisë Demokraitke të Kosovës në KQZ, do të kërkoj menjëherë që të rinumërohen të gjitha vendvotimet të cilat kanë qenë në dorën e mashtruesve, ndërsa video-inçizimet, ky rast dhe rastet tjera të dyshimta të procedohen në prokurori. Si KQZ përgjatë gjithë këtij procesi zgjedhor kemi qenë të angazhuar në integritetin e zgjedhjeve dhe ruajtjen e kredibilitetit të ndërtuar ndër vite të KQZ-së, andaj nuk do të lejojmë që askush në asnjë formë të baltosë e të cenoj këtë institucion që ka për obligim të ruaj dhe të paraqes saktë vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Elshani.

Kjo kërkesë e Elshanit vjen pas publikimit të disa audio-incizimeve ku dyshohet se një komisioner dhe një person tjetër merren vesh për t’i shtuar votat për një kandidate të një partie politike, duke i dëmtuar të tjerët në garë./Gazeta Sinjali/