image Kandidatja e AAK-së reagon pas publikimit të videove për Haradinaj-Stubllën: Blerja e komisionerëve, e patolerueshme

Kandidatja e AAK-së reagon pas publikimit të videove për Haradinaj-Stubllën: Blerja e komisionerëve, e patolerueshme

news image

Kandidatja për deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, e cila nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për ta marrë ulësen, ka reaguar pas publikimit të disa videove në të cilat shfaqen dyshime mbi manipulimin e votave në favor të Meliza Haradinajt Stubllës përmes dhënies së ryshfetit për komisionerët, shkruan Gazeta Sinjali.

Bytyqi ka thënë se këto video tregojnë se për disa persona nuk është me rëndësi se sa t’i votojnë, por kush t’i numëron.

“Blerja e komisionerëve dhe favorizimi i kandidatëve të caktuar është e patolerueshme. PZAP duhet të bëjë rinumërimin e votave dhe Prokuroria duhet të merr masa për të hetuar këto skandale!”, ka shkruar Bytyqi.

“Pavarësisht këtyre tentimeve, ne nuk do të lejojmë që vullneti juaj të devijojë! Ky vullnet duhet të jetë i paprekshëm, prandaj unë do të jem zëri juaj dhe do të angazhohem deri në zbardhjen e të vërtetës!”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, Bytyqi ka ushtruar edhe ankesë në PZAP për siç pretendon ajo “gabime të personave përgjegjës gjatë numërimit”. /Gazeta Sinjali/