image Zjarri në spitalin e COVID në Selanik, njoftimi zyrtar: Si u dogj pacienti për së gjalli

Evropë

Zjarri në spitalin e COVID në Selanik, njoftimi zyrtar: Si u dogj pacienti për së gjalli

news image

Spitali Papanikolaou në Selanik dha një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që shpërtheu ditën e sotme në pavijon ku trajtoheshin pacientë të infektuar me COVID-19.

Si pasojë e zjarrit ndërroi jetë një pacient, ndërsa 2 të tjerë u plagosën, shkruan protothema.gr.

Nga spitali bëjnë të ditur se në një kohë të shkurtër në klinikë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për të mos pasur përhapje të zjarrit.

“Gjatë fillimit të zjarrit dhe para mbërritjes së zjarrfikësve, dy pacientë kanë pësuar djegie, të cilët falë ndërhyrjes së mjekëve dhe infermierëve është bërë i mundur largimi i tyre nga vendi ku shpërtheu zjarri. Gjendja e njërit prej tyre është më e rëndë, ai është shtruar në sallën e operacionit”.

“Fatkeqësisht, në të njëjtin pavijon u shtrua edhe një pacient i tretë, i cili për shkak të kushteve të rrezikshme që ishin krijuar (ngarkesa e lartë termike, tymi i dendur) u bë e pamundur gjetja e tij me kohë e si pasojë e kësaj, pacienti ka humbur jetën” , thuhet në njoftimin zyrtar të spitalit.

Sipas administratës, nuk ka pasur rrezik për personelin mjekësor, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor në Klinikën e Insuficiencës Respiratore.

/GazetaSinjali/