image Ancelotti tregon nëse është penduar për ndryshimin e rregullit të golit të mysafirit në garat evropiane

Futboll

Ancelotti tregon nëse është penduar për ndryshimin e rregullit të golit të mysafirit në garat evropiane

news image

Carlo Ancelotti ka dhënë intervistën e tij në prag të ndeshjes kthyese të çerekfinales ndaj Chelseas, ku është pyetur ndër të tjerash edhe nëse ndjehet i penduar për ndryshimin e rregullit të golit të mysafirit.

Carlo Ancelotti nuk është penduar për heqjen e rregullit të golit si mysafir dhe thotë se Karim Benzema dhe Thibaut Courtois janë më të mirët në botë në rolet e tyre, transmeton Sinjali Sport.

Trajneri italian do të marrë drejtimin e madrilenëve nesër në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Reali mundi Chelsean 3-1 në Londër javën e kaluar falë një hat-trick të Karim Benzema. Rëndësia e fitores së Madridit në Londër do të kishte qenë shumë më ndryshe nëse rregulli i golit si mysafir do të ishte në fuqi këtë sezon, kësisoj Ancelotti është pyetur nëse është penduar për ndryshimin e rregullit.

“Aspak. Ne i pranojmë rregullat ashtu siç janë. Është e favorshme për ekuilibrin dhe ne e pranojmë atë”, tha trajneri italian për Sky Sport Italia.

“[Fitorja në ndeshjen e parë] mund të jetë një rezultat i rrezikshëm nëse mendojmë se pjesa më e madhe e punës është bërë. Bëmë shumë në ndeshjen e parë dhe duhet të bëjmë të njëjtën gjë nesër. Ne luajtëm mirë në pjesën e parë, duhet të bëjmë të njëjtën gjë në pjesën e dytë”.

I pyetur se ku është përmirësuar Benzema që nga hera e fundit që Ancelotti e ka trajnuar atë dhjetë vjet më parë, ai tha: “Mendoj se ai ka më shumë besim te vetja. Ai ndihet më i rëndësishëm, por është ende i përulur. Pavarësisht se është një nga lojtarët më të mirë në botë, ai mbetet i përulur dhe kjo bën diferencën.”

I pyetur nëse ai është i ngjashëm me ndonjë sulmues tjetër që ai ka trajnuar, italiani shtoi: “Futbolli ndryshon dhe lojtarët evoluojnë. Benzema është një sulmues për futbollin modern, sulmuesi më i mirë në futbollin modern. Ai jo vetëm që shënon, ai ndihmon ekipin dhe është shumë i rëndësishëm. Prania e këtyre kampionëve është e dobishme edhe për lojtarët e rinj.”

Italiani u pyet gjithashtu nëse mendon se Courtois është portieri më i mirë në botë për momentin.

“Po, mendoj se po. Është e vështirë të thuash më të mirën, ka shumë portierë të mëdhenj atje, por ai po kalon një sezon të mrekullueshëm dhe është gjithmonë i balancuar, siç duhet të jetë çdo portier i madh”, ka përfunduar tekniku italian.

Ancelotti njihet si një specialist i Champions League, pasi ka fituar pesë herë titullin në karrierën e tij, dy herë si futbollist dhe tre herë si trajner. Vetëm Bob Paisley dhe Zinedine Zidane fituan aq sa trajnerë.

/GazetaSinjaliSport/