image Ancelotti mohon transferimin e ndonjë futbollisti në merkaton e janarit

Futboll

Ancelotti mohon transferimin e ndonjë futbollisti në merkaton e janarit

news image

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mohuar në mënyrë kategorike transferimin e ndonjë futbollisti në merkaton e janarit.

Sipas tij, asgjë nuk do të ndodhë në janar, teksa ka treguar se kur do të kthehen mbrojtësi Militao e portieri Courtois në fushën e blertë

“Nuk po planifikojmë të nënshkruajmë me asnjë lojtar në janar. Mendoj se merkato e janarit është e mbyllur për ne.

“Militão dhe Courtois do të kthehen para fundit të sezonit. Asgjë nuk pritet të ndodhë në janar. Në verë, ndoshta…”, ka deklaruar ai.

Tutje Ancelotti ka folur edhe për kritikat ndaj tij pas barazimit së fundit ndaj Rayo Vallecanos, me italianin që i ka mohuar ato.

“Kritika të padrejta? Jo, nuk e ndjej. Ndihem i dashuruar nga tifozët dhe Bernabeu. Klubi më mbështet çdo ditë. Nuk i ndjej kritikat, ndihem shumë rehat këtu te Real Madrid”.

/GazetaSinjali/