image Fillon saga e re e "Mbappes" te Real Madridi, Ancelotti 'provokohet' me një pyetje për francezin

Futboll

Fillon saga e re e “Mbappes” te Real Madridi, Ancelotti ‘provokohet’ me një pyetje për francezin

news image

Saga e quajtur “Mbappe” duket se ka filluar sërish, pas eliminimit të PSG-së në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

PSG dështuan sërish të bëjnë diçka të madhe në kompeticionin më të madh në nivel klubesh, pavarësisht nënshkrimit me Leo Messin.

Ata u eliminuan nga Bayerni që në fazën e parë eliminuese të këtij sezoni, ashtu siç u eliminuan nga Real Madridi sezonin e kaluar.

Pas këtij eliminimi, janë hapur menjëherë zërat për një largim të Mbappes nga klubi francez, pavarësisht se francezi rinovoi për tre vite të tjera vitin e kaluar.

Tekniku i Real Madridit, Carlo Ancelotti është pyetur përsëri për një transferim të Mbappes, por ka refuzuar sërish të japë një përgjigje.

“A do të doja të nënshkruaja me Mbappé? Më pyesni mua sot, mund të pyesni edhe pas dy javësh ose tre muajsh – nuk do t’i përgjigjem kurrë kësaj pyetjeje”, është shprehur tekniku italian.

/GazetaSinjaliSport/