image Ancelotti telefonon klubin anglez për ta punësuar ish-asistentin e tij tek Evertoni

Futboll

Ancelotti telefonon klubin anglez për ta punësuar ish-asistentin e tij tek Evertoni

news image

Carlo Ancelotti ka kontaktuar klubin e kampionatit anglez Blackburn Rovers për rolin e tyre të lirë si menaxher, sipas raportimeve në mediat në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, nuk është për shkak se ai po kërkon të largohet nga Real Madrid për futboll të nivelit të dytë.

‘The Sun’ raporton se Ancelotti foli me Blackburn për të dhënë një vlerësim të shkëlqyeshëm për ish-asistentin e tij në Everton, Duncan Ferguson, i cili është një pretendent për këtë rol.

Ancelotti dhe Ferguson punuan së bashku dhe Goodison Park pasi ish-reprezentuesi skocez kishte qenë më parë në krye në një rol kujdestar.

Raporti shtoi se Ancelotti në të vërtetë donte të merrte Ferguson në Spanjë me vete kur ai u largua nga Everton për në Madrid, por se ish-sulmuesi i Goodison ishte besnik ndaj ish-klubit të tij dhe vendosi të qëndronte dhe të punonte nën Rafael Benitez.

Ferguson është aktualisht pjesë e stafit të Evertonit nën menaxherin, Frank Lampard.

Blackburn ka qenë në kërkim të një shefi të ri pas largimit të ish-trajnerit Tony Mowbray pasi ata nuk arritën të dilnin në play-off.

/GazetaSinjaliSport/