Carlo Ancelotti ka dhënë deklaratën e tij në prag të sfidës së Manchester Cityt ku ka folur për ekipin kundërshtar dhe ndër të tjerash ka deklaruar se ai shpreson që Milani ta fitojë Scudetton këtë sezon.
Ndeshja e parë e asaj përballjeje është në Etihad të martën në mbrëmje, por askush nuk është më i vjetër në këtë turne se Ancelotti.
“Është bukur të jesh këtu për një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kështu që ka edhe kënaqësi edhe pak shqetësim”, tha ai për Sky Sport Italia.
“Shqetësimi ndoshta do të rritet nesër, por është një shqetësim pozitiv, i llojit që ju mban në këmbë. Ne luajtëm kundër disa prej favoritëve për të fituar trofeun, Paris Saint-Germain dhe Chelsea, tani Manchester City. Të gjitha këto klube konsideroheshin si favoritë më shumë se Real Madridi në fillim të sezonit, kështu që ne jemi krenarë që jemi këtu”.
Trajnerit veteran i është vënë në dukje se kjo është beteja mes Mbretit Karlo dhe Princit Pep.
“Epo, mendoj se Mbreti është më i vjetër se Princi, kështu që duhet ta pranoj… Guardiola është një novator i madh, ai propozon një stil sulmues të futbollit dhe solli diçka më shumë në botën e futbollit. Ai kishte të drejtë kur tha se trajnerët nuk i fitojnë ndeshjet, më së shumti gjithçka që mund të bëjë një trajner është të humbasë një ndeshje.”
Natyrisht, Ancelotti kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij të lojës dhe menaxhimit në Milano, kështu që natyrisht ai është ende duke e vëzhguar nga afër garën për titull në Serie A me Interin.
“Sigurisht që vazhdoj të ndjek futbollin italian. Kuqezinjtë morën një fitore të rëndësishme mbrëmë kundër Lazios, do të jetë një betejë e mrekullueshme në krye, lloji i garës për titull që nuk e kemi parë për një kohë në Itali.
“Natyrisht, shpresoj që Milani të fitojë!”, u shpreh Ancelotti.