image Ancelotti: Liverpooli ishte kundërshtari ynë më i lehtë sesa ata paraprak

Futboll

Ancelotti: Liverpooli ishte kundërshtari ynë më i lehtë sesa ata paraprak

news image

Carlo Ancelotti ka deklaruar se Liverpool ishte “më i lehtë” për Real Madridin sesa Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Manchester City pas fitores së tyre në finalen e UEFA Champions League në Paris të shtunën.

“Los Blancos” fituan 1-0 ndaj ‘Reds’ të Jurgen KIopp për të fituar kurorën e tyre të parë kontinentale që nga viti 2018.

Pas ndeshjes, Ancelotti ka theksuar se Liverpooli ishte një kundërshtar “më i lehtë” sesa ata paraprak.

“Duke shikuar pas, njerëzit thanë se PSG ishte e pafat, Chelsea ishte e pafat, Manchester City ishte e pafat”, tha italiani në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Kjo ishte praktikisht e vetmja lojë ku njerëzit mendonin se ne ishim pak a shumë në të njëjtin nivel.

Mendoj se kjo ndihmoi që Liverpooli të ishte më i lehtë për t’u dëshifruar se të tjerët, sepse ata kanë një identitet shumë të qartë dhe ne mund të përgatitnim mënyrën që bëmë. Ne e dinim se çfarë strategjie të merrnim – të mos u lëmë atyre hapësirë ​​prapa mbrojtjes për të vrapuar nëpër to.

Ndoshta futbolli ynë nuk ishte jashtëzakonisht i bukur në një nivel estetik, por të luanim nga prapa për të nxitur presionin e tyre nuk ishte një ide e mirë. Kishim edhe disa topa të gjatë, pastaj duhej ta kontrollonim topin më shumë, veçanërisht në pjesa e dytë”, ka deklaruar Ancelotti.

/GazetaSinjaliSport/