image Ancelotti krahason Modricin me Maldinin

Futboll

Ancelotti krahason Modricin me Maldinin

news image

Trajneri i Real Madridit ka bërë një krahasim mes Luka Modricit dhe ikonës Paolo Maldini.

Tekniku italian e ka komplimentuar lojtarin e tij, Modric teksa ka theksuar se ai mund ta përfundojë karrierën në klubin madrilen.

“Modric do ta përfundojë karrierën e tij këtu, kjo është ajo që ne të gjithë mendojmë. Po flasim për një lojtar që nuk ka pësuar dëmtime të rënda dhe që mbrohet shumë.

“Për sa i përket cilësisë, seriozitetit dhe mënyrës së të jetuarit të futbollit, mund ta krahasoja me Maldinin. Ata janë legjenda të futbollit“, ka deklaruar Ancelotti.

Disa tifozë janë ankuar për stilin e trajnerit të Ancelottit ndër vite për faktin se ai nuk ka një stil të perceptuar në të njëjtën mënyrë si Guardiola apo Jurgen Klopp.

Pavarësisht kësaj, ai është në rrugën e duhur për t’u bërë trajneri i parë që fiton titullin e ligës në të gjitha pesë ligat më të mira të Evropës, dhe ai është gjithashtu trajneri i parë që arrin gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në katër dekada të ndryshme.

/GazetaSinjaliSport/