image Analizë: Duke pritur atë golin 'vendimtar' të Kosovës

Futboll

Analizë: Duke pritur atë golin ‘vendimtar’ të Kosovës

news image

Kosova po zhvillon ndeshje të bukura së fundmi dhe kjo u deshmua edhe në ndeshjen hapëse të kualifikimeve në Euro 20254, në “Bloomfield” në Izrael të shtunën.

Kosova po bën paraqitje dinjitoze dhe të fortë, duke lënë përshtypje mjaft të mira edhe tek tifozët si dhe tek selektori i Kosoves, francezi Alain Giresse.

Pa dyshim lojtarët më në formë janë Zhegrova, Rashica dhe Muriqi kurse në mbrojtje shtylla vazhdon të mbetet kapiteni Amir Rrahmani, i cili është futbollist i klasit të lartë që vërehet në lojë edhe tek Napoli, duke e dëshmuar se eksperienca e tij mund të jetë kruciale për ‘dardanët’.

Tifozët dardanë presin ndeshje të klasit të lartë në parakualifikime, ku Kosova luajti jashtëzakonisht mirë, sidomos në pjesën e dytë kundër Izraelit, duke mos shfaqur aspak inferioritet, përkundër se kundërshtari posedon cilësi të mëdha.

Kosovës tani i duhen së paku 4 pikë në dy ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve. Tre pike të padiskutuara që duhet të jenë ndaj Andorres të martën, si dhe një barazim i domosdoshëm ndaj Rumanisë, i cili konsiderohet si konkurrenti kryesor që Kosova e ka në grup në luftë për vendin e dytë.

Analiza e ndeshjes

Mbrojtja

Kosova luajti mjaft mirë në mbrojtje, ku u fut në panik në pjesën e parë nga një penallti në levizje nga kundërshtari, por që për fat të dardanëve nuk rezultoi me gol dhe në pjesën e dytë ishte solide por që i kushtoi një huti në një moment në krahun e majtë të mbrojtjes, duke bërë që izraelitët ta shfrytëzojnë shumë mire këtë për të shënuar gol dhe barazuar rezultatin.

Përndryshe mbrojtja ishte solide gjatë tërë lojës e vëmendshme dhe e koncentruar me Rrahmanin dhe Kryeziun një tandem në qendër, duke shfaqur seriozitet dhe soliditet në përgjithësi si skuadër, edhe pse e formuar që 7 vite nga legjenda e futbollit Kosovar, Fadil Vokrri.

Mesfusha

Mesfusha ka ende vend për përmiresim me Hadergjonaj që duhet të jetë më i levizshëm dhe Faziljin e Muslijajn kurse Zhegrova të mbetet mbetet krahu i djathtë i fuqishëm së bashku me Zenelin që është rikthyer nga lendimi dhe është rikuperuar krahu i majtë.

Sulmi

Padyshim Muriqi dhe Rashica mbeten dyshja e rrezikshme dhe më në formë e Kosovës në fazën ofanzive, të cilët pritët të luajnë edhe kundër Andorrës, dhe me një Zeneli ose Zhegrova që do ta kompletojnë treshen e sulmit./LisGorani/

/GazetaSinjaliSport/