Futbollisti kosovar, Amir Rrahami së fundmi ka folur edhe për kritikat dhe lëvdatat që i bëhen atij.
Rrahmani në një intervistë të dhënë për “Il Roma”, ka thënë se nëse do të ishte italian do të kishin folur të gjithë për të.
“Gjithmonë e kam thënë se po të isha italian do të kishin folur të gjithë për mua. Me sa duket vendi im nuk është i famshëm në aspektin e futbollit. Kjo do të thotë që më duhet të punoj edhe më shumë që t’i detyroj kritikët të mos më ndjekin”, ka thënë Rrahmani.
Po ashtu, Rrahmani tha se disa kritika nganjëherë për të bëhen vetëm pse është kosovar.
“Kritikat për gabimin e vitit të kaluar në Udine? Mendoj se ato reagime për mua erdhën si pasojë se jam kosovar”, deklaroi Rrahmani. /Gazeta Sinjali Sporti/