image Amir Houssari nënshkruan me KF Llapin

Futboll

Amir Houssari nënshkruan me KF Llapin

news image

KF Llapi është përforcuar me një futbollist libanez, por me nënshtetësi belge, shkruan Sporti në Sinjali.

Bëhet fjalë për Amir Hossarin, i cili ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.

27 vjeçari është futbollist i tre pozitave, mbrojtësit e mesfushorit të majtë dhe mesfushorit defanziv. Ai së fundmi ishte pjesë e Shabab Bourj.

Elitën e futbollit kosovar e kam shikuar vazhdimisht dhe kur në drejtim timin erdhi një ofertë nga një klub shumë serioz dhe i organizuar siç është Llapi, pa hezitim pranova dhe jam mjaft i lumtur që sot jam këtu.

Do jap maksimumin për klubin i cili pretendon të jetë lartë në kampionat dhe të siguroj plasman sa më të lartë në Kupë. Tanimë jam i njoftuar me ambientin, stafin teknik dhe lojtarët. Na mbetet të përgaditemi sa më mirë që të arrijmë suksesin së bashku“, u prononcua për faqen zyrtare të klubit, Amir Hossari.

/Sporti në Sinjali/.