KF Llapi është përforcuar me një futbollist libanez, por me nënshtetësi belge, shkruan Sporti në Sinjali.
Bëhet fjalë për Amir Hossarin, i cili ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.
27 vjeçari është futbollist i tre pozitave, mbrojtësit e mesfushorit të majtë dhe mesfushorit defanziv. Ai së fundmi ishte pjesë e Shabab Bourj.
“Elitën e futbollit kosovar e kam shikuar vazhdimisht dhe kur në drejtim timin erdhi një ofertë nga një klub shumë serioz dhe i organizuar siç është Llapi, pa hezitim pranova dhe jam mjaft i lumtur që sot jam këtu.
Do jap maksimumin për klubin i cili pretendon të jetë lartë në kampionat dhe të siguroj plasman sa më të lartë në Kupë. Tanimë jam i njoftuar me ambientin, stafin teknik dhe lojtarët. Na mbetet të përgaditemi sa më mirë që të arrijmë suksesin së bashku“, u prononcua për faqen zyrtare të klubit, Amir Hossari.