Një grup i avokatëve amerikanë kanë paralajmëruar se do ta padisin Kinën me disa trilionë dollarë për, siç thonë ata, dëmin ekonomik që u shkaktoi koronavirusi.
Padia, e paraqitur në Florida muajin e kaluar, në të cilën marrin pjesë mbi 40 vende në SHBA, pretendon se pakujdesia dhe mbulesat nga Partia Komuniste Kineze lejuan që të shpërthejë virusi vdekjeprurës, shkruan Daily Mail.
Që nga ditët e parë të shërthimit të koronavirusit, Kina është akuzuar për regjimin dhe ndalimin e mjekëve, gazetarëve dhe të tjerë që po përpiqeshin të tërhiqnin vëmendjen për krizën në rritje atje.
Qeveria kineze gjithashtu përballet me akuza të vazhdueshme për dështimin për të regjistruar si duhet vdekjet nga coronavirusi në mënyrë që të minimizojë numrin e saj eventual të vdekjeve.
Padia është duke u formuluar nga Berman Law Group, me qendër në Miami.
Shefi Jeremy Alters tha se udhëheqësit e Kinës duhet të përgjigjen për veprimet e tyre dhe se qëllimi i tyre është ekspozimi i të vërtetës.
Ani pse, shtetet kanë imunitet kundër padisë, si nga ligji amerikan ashtu edhe ai ndërkombëtar, avokatët argumentojnë se ka përjashtime kur veprimet e një qeverie të huaj dëmtojnë bizneset brenda kufijve të një vendi.
Një prej pretenduesve është Lorrene Caggiano, një administratore e New York-ut e cila, me nëntë anëtarë të familjes së saj, u prek nga virusi pasi shkoi në një martesë dhe nga ky virus muajin e kaluar humbi babanë dhe tezen.
Padia vjen pas një njoftimi nga presidenti Donald Trump se ai do të ndalonte kontributin financiar të SHBA-së në Organizatën Botërore të Shëndetit mbi paragjykimin e perceptuar pro-Kinës./Gazeta Sinjali/