Një sondazh që është publikuar të mërkurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë se për zgjedhjet e fundit presidenciale që janë mbajt atje, qytetarët më shumë i janë gëzuar humbjes së Trumpit sesa fitores së Bidenit.
Ky sondazh është kryer nga Universiteti Monmouth në New Jersy, shumica e amerikanëve besojnë se zgjedhjet presidenciale kanë qenë të drejta. Kurse votuesit e Trump mendojnë se fitorja e Bidenit ka ardhur nga manipulimet, transmeton Gazeta Sinjali.
Brenda grupit që e kanë votuar Bidenin, 57 për qind thanë se janë të lumtur që kandidati i tyre ka fituar, por 73 për qind janë të lumtur të Trumpi ka humbur.
Sondazhi tregon se në Shtetet e Bashkuara ende ekziston përçarje e konsiderueshme mes përkrahësve të dy partive. 60 për qind e amerikanëve besojnë se Bideni fitoi qartazi dhe me drejtësi, ndërsa 32 për qind thonë se ai fitoi përmes mashtrimeve me vota./Gazeta Sinjali/